Tottenhami mendon për transferimin e Patrik Schickit

Tottenham Hotspur ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Romës, Patrik Schick i cili është i huazuar te RB Leipzigu.

Schick është i huauzar te skuadra gjermane Leipzig, klubi gjerman ka të drejtë ta blejë përfundimisht 24 vjeçarin për 29 milionë euro nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Shkaku i krizës së krijuar nga coronavirusi, Leipzigu ka kërkuar nga Roma që të bëj zbritje për 50 % për sulmuesin çek.

LaRoma24”, shkruan se italianët e kanë refuzuar kërkesën e gjermanëve pasi skuadra angleze Tottenham po e kërkon atë.

Tottenhami është i gatshëm që të paguaj 29 milionë euro për Schickin, shumë që nuk paraqet problem për ta.

Patrik Schick e ka eliminuar Tottenhamin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve me rezultat 4-0, nga të dy ndeshjet.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!