Ronaldo vendimtar në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Arsenalit

Manchester Unitedi ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Arsenalit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 14-të në Premierligë.

Topçinjtë kaluan në epërsi në minutën e 13-të me mesfushorin Emile Smith Rowe i cili e shfrytëzoi gabimin e De Geas i cili ishte i shtrirë në tokë.

Bruno Fernandes e barazoi rezultatin në minutën e 44-të pas asistimit të nga Fredi.

Cristiano Ronaldo shënoi për 2-1 në minutën e 52-të pas asistimit të Marcus Rashford.

Mysafirët e barazuan rezultatin me Martin Odegaardin në minutën e 54-të pas një asistimit të bukur nga Gabriel Martinelli.

Golin e fitores për vendasit e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 70-të nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje Manchester Unitedi ngjitet në vendin e shtatë me 21 pikë.

Kurse, Arsenali mbetet në vendin e pestë me 23 pikë.