Ronaldo e barazon rekordin e Batistutas dhe Quagliarellas

Cristiano Ronaldo ka shënuar gol në fitoren e Juventusit ndaj Spalit, me rezultat 2-1.

Portugezi ka shënuar gol në 11 ndeshje radhazi në Serie A, duke e barazuar rekordin e vendosur nga Gabriel Batistuta dhe Fabio Quagliarella.

Sulmuesi argjentinas Gabriel Batsituta e kishte vendosur këtë rekord në sezonin 1994/95, duke shënuar 11 ndeshje radhazi për Fiorentinën.

Rekordin e tij e kishte barazuar Fabio Quagliarella në sezonin e kaluar duke shënuar në 11 ndeshje radhazi.

Ronaldo me golin ndaj Spalit e ka barazuar rekordin e Batistutas dhe Quagliarellas.

35 vjeçari nga 11 ndeshje i ka shënuar 16 gola radhazi në Serie A.

Ndeshjen e ardhshme Juventus luan ndaj Interit, nëse Ronaldo shënon gol atëherë do të shënoj rekord të ri në Serie A.