Ronaldo dhe Messi do të përballen në Ligën e Kampionëve

Super duelin mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, do ta shohim sërish, kësaj radhe në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ronaldon dhe Messin, jemi mësuar t’i shohim përballë njëri-tjetrit në “El Classico”, në derbin mes Realit dhe Barcelonës.

Juventusi dhe Barcelona do të jenë së bashku në Grupin B, në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në Grupin G, do të jenë edhe skuadra si Dinamo Kiev dhe Ferencvaros.

Grupi G:

Juventus

Barcelona

Dinamo Kiev

Ferencvaros