Roma nisë bisedimet për transferimin e Moise Kean

Roma është duke menduar që të përfocohet në fazën e sulmit në afatin kalimtar të verës.

Skuadra italiane ka identifikuar sulmuesin e ri italian, Moise Kean si të duhurin për t’iu bashkangjitur Edin Dzekos në fazën e sulmit.

Football-Italia, shkruan se Roma ka nisur bisedimet me agjentin e Kean, Mino Raiolan për ta arritur një marrëveshje me Evertonin për transferimin e 20 vjeçarit.

Gazetari italian, Nicolo Schira, shkruan se bisedimet janë duke vazhduar mes Romës dhe Raiolas për transferimin e Kean.

Everton e transferoi 20 vjeçarin në verën e vitit 2019 nga Juventui për 27.5 milionë euro.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!