PSG nis kontaktet me Pjanicin

Paris Saint- Germain, ka nisur kontaktet me Miralem Pjanicin, për një transferim të tij gjatë verës në Ligue 1.

Mesfushori boshnjak është drejt largimit nga Juventusi, pasi nuk e ka bindur trajnerin Maurizio Sarri, i cili e preferon para tij mesfushorin e ri Rodrigo Bentacur.

Barcelona është zgjedhja e parë për Pjanicin dhe Juventusin, por refuzimi i Arthur Melos për t’iu bashkuar italianëve i ka zbehur gjasat për një shkëmbim mes këtyre dy klubeve.

Gazeta franceze “Le Parisien”, shkruan se gjatë kësaj jave PSG e ka kontaktuar Pjanicin duke shpresuar që ai të pranoj transferimin e tij në Francë.

PSG dëshiron që të bëj marrëveshje personale me ish-mesfushorin e Romës, pastaj t’i nis negociatat me Juventusin, duke ia ofruar në marrëveshje edhe mesfushorin argjentinas Leandro Paredes.

Po ashtu edhe Manchester Unitedi është një alternativ për 30 vjeçarin, nëse Pogba vendos që të kthehet në Torino.

Pjanic karrierën e tij profesionale e nisi në Francë në vitin 2004 me skuadrën e Metzit, duke iu bashkuar Lyonit në vitin 2008.

Boshnjaku u largua nga Ligue 1, në vitin 2011 duke iu bashkuar Romës, pas pesë viteve në vitin 2016 iu bashkua Juventusit për 32 milionë eurove.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!