Napoli mposht Udinesen dhe ngjitet në vendin e dytë

Napoli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Udineses me rezultat 5-1, në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A.

Ziellinski e hapi serinë e golave duke shënuar për 1-0, në minutën e 28’.

Fabian Ruiz shënoi për 2-0, në minutën e 31’.

Udinese e ngushtoi epërsinë në minutën e 41’.

Hirving Lozano shënoi për 3-1, në minutën e 45’.

Di Lorenzo i dha fund çështjes së fituesit në minutën e 66’ duke shënuar për 4-1.

Lorenzo Insigne shënoi për 5-1, në minutat shtesë të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Napoli ngjitet në vendin e dytë me 73 pikë.