Milot Rashica mund të transferohet në Napoli

Milot Rashica mund të përfundojë në Serie A.

Gennaro Gattuso është hedhur në sulm për të kërkuar një zëvendësues për Jose Maria Callejon dhe shqiptari i Werder Bremen, Milot Rashica, është gjithashtu në listë, sipas mediave italiane.

Everton Soares i Gremios është futbollisti i parë që mund të zëvendësojë Calejonin, i dyti Rashica.

Kalimi në Serie A mund të jetë hap shumë i rëndësishëm për futbollistin shqiptar, i cili te Napoli do të gjejë shokun e Kombëtares, Amir Rrahmani, që në janar zyrtarisht nënshkroi me ekipin e Gattusos, por qëndroi në formë huazimi te Hellas Verona deri në fund të sezonit.

Rashicën e duan edhe shumë klube në Angli./Rtk/

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!