Manchester United e demolon Chelsean e Lampardit (VIDEO)

Manchester United ka arritur ta mposht Chelsean me rezultat të thellë 4-0, në xhiron e parë në Premierligë.

Në pjesën e parë u realizua vetëm një gol nga penalltia, në minutën e 18’ me anë të Rashfordit.

Djelmoshat e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer në pjesën e dytë i shënuan edhe tre gola për rezultatin përfundimtar 4-0.

Fillimisht për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Martial në minutën e 65’.

Për 3-0, shënoi Rashford në minutën e 67‘ pas një super asistimi nga Pogba.

Ishte transferi i ri James që e shënoi golin e katërt në debutimin e tij në një ndeshje zyrtare për Unitedin.

Kështu Frank Lampard e nisë aventurën e tij te Chelsea me humbje të thellë në Premierligë.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.