Leonardo: Neymar ka bërë gabime, situata është e komplikuar

Drejtori sportiv i PSG-s, Leonardo, në një intervistë për “RMC Sport” në Francë, ka folur për çështjen e Neymarit,  i cili e dëshironte largimin nga francezët me çdo kusht.

Leonardo ka thënë se Neymar ka bërë gabime dhe situata është e komplikuar.

“Situata ishte e qartë për të gjithë, natyrisht që në brendësi. Të gjithë ishin në dijeni të situatës, e dinin se çfarë po ndodhte. Neymar ka bërë gabime, situata është e komplikuar, por kjo sepse po flasim për Neymar”, ka thënë fillimisht Leonardo.

Italiani ka treguar se Neymar tani i ka marrë seriozisht stërvitjet te Parisi dhe po mendon vetëm për klubin.

“Që kur është kthyer nga Brazili është stërvitur mirë dhe është sjellë në mënyrë profesionale. Ka luajtur mirë kundër Strasbugut, duke realizuar një gol të denjë për në Hollywood. Tashmë është te PSG dhe mendon vetëm për PSG”, ka theksuar ai.