Leipzig lider i ri i Bundesligës (VIDEO)

RB Leipzig ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Dusseldorfit me rezultat 3-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Bundesligë.

Leipzig pas kësaj fitoreje e ka rrëmbyer vendin e parë me 33 pikë, dy pikë më shumë se Monchengladbach i cili e ka një ndeshje më pak.

Patrik Schick i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 2’.

Për rezultatin 2-0, u përkujdes Timo Werner nga penalltia në minutën e 58’.

Mukiele e trefishoi epërsinë e Leipzigut në minutën e 75’.

PËR T’I PARË GOLAT E NDESHJES KLIKONI KËTU.