Leicesteri humb nga Bournemouthi dhe e rrezikon kualifikimin në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Leicester City ka pësuar humbje me rezultat të thellë 4-1, ndaj Bournemouthit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 35-të në Premierligë.

Pas kësaj humbje Leicesteri mbetet në vendin e katërt me 59 pikë, një pikë më shumë se Manchester Unitedi që pozicionohet në vendin e pestë me një ndeshje më pak.

Nëse Manchester United fiton, Leicesteri do të bie në vendin e pestë duke rrezikuar që ta humbas kualifikimin në Ligën e Kampionëve tri xhiro para përfundimit të kampionatit.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Jamie Vardyn në minutën e 23’.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi vendasve të cilët i shënuan katër gola për rezultatin 4-1.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.