Kontrata marramendëse e Messit në vlerë prej 555 milionë eurove me Barcelonën

Barcelona thuhet se është në borxhe të mëdha në vlerë mbi 1 milardë euro, duke shfaqur probleme të mëdha për klubin spanjoll për të ardhmën.

Blaugranët priten të bëhen me president të ri në pranverë i cili do të ketë punë të vështirë për t’ia kthyer lavdinë katalunasëve.

Gazeta e njohur spanjolle “El Mundo”, ka publikuar një lajm se kontrata e Messit e nënshkruar në vitin 2017 e cila vlen deri në qershor të vitit 2021 është e vlefshme 55 milionë eurove.

Messi nënshkroi marrëveshjen në vitin 2017 dhe përfshinte një bonus prej 15.2 milionë eurosh vetëm për pranimin e kontratës dhe një pagesë tjetër prej 78 milionë eurosh për “besnikërinë” ndaj klubit.

Si shtesë, Messi ka kontratë katërvjeçare prej 138 milionë eurosh në sezon, kontratë e cila ka përfshirë bonuse pavarësisht dështimeve të Barcës në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka lëshuar komunikatë zyrtare pas publikimit të lajmit mbi kontratën e Messit.

Në komunikatën e Barcelonës thuhet se do të ndërmarrin veprime ligjore ndaj gazetës El Mundo dhe se e mbështesin argjentinasin.

“FC Barcelona kategorikisht mohon çdo përgjegjësi për botimin e këtij dokumenti dhe do të ndërmarrë veprime të duhura ligjore kundër gazetës El Mundo, për çdo dëm që mund të shkaktohet si rezultat i këtij botimi. Klubi shpreh mbështetjen e tij absolute për Messin, veçanërisht përpara çdo përpjekje për të diskredituar imazhin e tij dhe për të dëmtuar marrëdhënien e tij me njësinë ekonomike ku ai ka punuar për t’u bërë lojtari më i mirë në botë dhe në historinë e futbollit”, thuhet në komunikatë.

Gazeta “RAC1”, ka bërë të ditur se Messi do të marrë masa ligjore ndaj gazetës “El Mundo”.