Barcelona's Lionel Messi, left, shakes hands as he is substituted with Barcelona's coach Ronald Koeman as he is substituted during the pre-season friendly soccer match between Barcelona and Girona at the Johan Cruyff Stadium in Barcelona, Spain, Wednesday, Sept. 16, 2020. (AP Photo/Joan Monfort)

Koeman: Barcelona shpreson se Messi do të luajë në finale ndaj Bilbaos

Barcelona të dielën mbrëma nga ora 21:00, do të ketë punë të vështirë ndaj Athletic Bilbaos, në kuadër të finales së Superkupës së Spanjës.

Për blaugranët për këtë ndeshje është në dyshim paraqitja e Lionel Messit.

Për çështjen e Lionel Messit, ka folur trajneri Ronald Koeman në konferencë për media.

Trajneri holandez ka thënë se Messi do të vendosë vet se a do të luajë në ndeshjen e nesërme apo jo.

“Dje, ai stërviti vetë dhe sot gjithashtu. Ne do të shohim se si do të fillojë me të. Ai do të ketë fjalën e fundit. Ai e njeh trupin e tij. Duhet të presim dhe të shohim se si përparojnë shqetësimet e tij. Shpresojmë që ai të luajë. Nëse keni lojtarët më të mirë, keni një shans më të mirë për të fituar, dhe madje edhe më shumë nëse keni lojtarin më të mirë në botë”, ka thënë Koeman.

Koeman e ka pranuar se Barcelona është më e fortë prezencën e Lionel Messit në fushë.

“Skuadra është më e fortë me Leon në të, falë krijimtarisë dhe efikasitetit të tij – diçka që nganjëherë na mungon. Por, nëse ai nuk është, një tjetër lojtar do të luajë dhe ne do të luajmë lojën tonë njësoj pa të si me të. Ai duhet të jetë 100 për qind. Nuk është ndeshja e fundit e sezonit, megjithëse vendimi është i tij”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Barcelona – Athletic Bilbao, do të luhet të dielën nga ora 21:00.