Kane: Kur humb penalltitë japin ndjenjën më të keqe në botë

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është shprehur i dëshpëruar pas humbjes në finale të “Euro 2020” nga Italia.

Kane ka thënë se kur humb nga penalltia është ndjenja më e keqe në botë.

“Djemtë nuk kanë mundur të japin më shumë. Penalltitë janë ndjenja më e keqe në botë, kur humb ndeshjen”, ka thënë Kane për BBC.

Ai megjithatë ka vlerësuar paraqitjen e Anglisë në Evropian.

“Ka qenë një turne fantastik. Duhet të jemi krenarë, të mbajmë kokën lartë. Do të jetë e dhembshme tani, do të dhemb për një kohë”, ka thënë ai.

Harry Kane në këtë kampionat i ka shënuar pesë gola, me golin e sotëm në penallti.