Juventus i ofron Manchester Unitedit një lojtar plus para për Pogban

Juventus ia ofron Manchester Unitedit Ramseyn për Pogban

Juventus dëshiron që të përforcohet në mesfushë për sezonin e ri.

Italianët nuk janë të kënaqur me paraqitjen e mesfushorëve aktual dhe dëshirojnë që ta kenë një linder në skuadër.

Emri më i lakuar nga mediat sportive europiane është ai i Paul Pogbas.

Paul Pogba nuk është duke kaluar momente të mira te anglezët dhe pritet të largohet nga Unitedi në afatin kalimtar të verës.

Juventus dëshiron që ta kthej në skuadër francezin, duke i ofruar Unitedit mesfushorin Aaron Ramsey dhe para, shkruan Transfer Window Podcast.

Por, mbetet të shihet se a do të transferohet Pogba në Itali, pasi për 27 vjeçarin ka shfaqur interes edhe skuadra e Real Madridit.