Foto- Juventus: Twitter

Juventus fiton ndaj Udineses, shkëlqen Dybala (VIDEO)

Juventus ka shënuar fitore të lehtë ndaj Udineses, me rezultat 4-0, ndeshje e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Italisë.

Pas kësaj fitoreje Juventus është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Gonzalo Higuain shënoi për 1-0, në minutën e 16’, pas një asistimi të bukur të Paulo Dybalas.

Paulo Dybala, e dyfishoi epërsinë në minutën e 26’, nga penalltia.

Ishte përsëri Paulo Dybala, që shënoi një gol të bukur në minutën e 57’ për 3-0.

Për rezultatin përfundimtar 4-0, shënoi Douglas Costa në minutën e 61’ nga penalltia.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.