FFK e shpërblen KFF Mitrovicën me 10 mijë euro për sukseset e saj në Ligën e Kampionëve (FOTO)

KFF Mitrovica ka arritur që të kaloj në mesin e 32 ekipeve më të Europës, duke bërë paraqitje dinjitoze në fazën e parë të Ligës së Kampionëve.

Sot në selinë e FFK-së është oraganizuar një pritje për futbollistet dhe stafin e KFF Mitrovicës.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka treguar se kanë marrë vendim për ta shpërblyer klubin mitrovicas me 10 mijë euro.

“Kjo nuk është shifra çfarë kam dëshirë të ju shpërblej, por thjeshtë ajo çfarë kemi mundësi për momentin. Këtë shpërblim kemi vendosur t’ua japim në shenjë të këtij suksesi, por sigurisht që mbështetja për futbollin e femrave do të mbetet ndër prioritetet tona”, ka bërë të ditur Agim Ademi.

Ndërsa, në emër të KFF Mitrovica kryetari i klubit, Hajrullah Haxhiu, ka falënderuar FFK-në për ndihmën e dhënë,  i cili theksoi se edhe më herët e kanë pasur përkrahjen e plotë të FFK-së dhe se tani kur janë në mesin e 32 ekipeve më të mira të Evropës kanë nevojë edhe për mbështetje organizative të ndeshjeve.