Dortmund e nisë furishëm kampionatin, shënon fitore të lehtë ndaj Augsburgut (VIDEO)

Borussia Dortmund e ka nisur furishëm sezonin e ri në Bundesligë, duke e mposhtur Augsburgun me rezultat të thellë 5-1.

Fillimisht vendasit u gjendën në disavantazh pasi Niederlechner shënoi për mysafirët në minutën e 1’.

Mirëpo kundërpërgjigja e vendasve ishte e shpejtë, pasi sulmuesi spanjoll Paco Alcacer shënoi në minutën e 3’.

Pjesa e dytë në tërësi i takoi vendasve të cilët i shënuan edhe katër gola.

Filimisht Sancho shënoi për 2-1, në minutën e 51.

Tre golat e tjerë i shënuan Rues në minutën e 57’, Alcacer në minutën e 59’ dhe Brandt në minutën e 82’.

Për t’ i parë golat klikoni KËTU.