Dortmund, Bayern Munich dhe Juventus në garë për talentin gjerman Havertz

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Kai Havertz, në sezonin e fundit ka bërë paraqitje të shkëlqyera duke bërë që shumë skuadra të zgjojnë interesim për të.

Fillimisht për mesfushorin e ri gjerman, skuadrat që kanë shprehur interesim për të kanë qene Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Bile, kapiteni i Dortmundit, Marco Reus, ka cekur se do të bëj të pamundurën që ta bind 20 vjeçarin që t’i bashkohet kësaj skuadre.

Mirëpo, siç raporton gazeta italiane,  “Calciomercato”, në garë për Havertz, ka hyrë edhe skuadra e Juventusit.

Kai Hvertz ani pse vetëm 20 vjeçar, i ka bërë 104 paraqitje duke i shënuar 28 gola.