Bayern Munich e ‘shkel’ Mainzin (VIDEO)

Bayern Munich ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Mainzit me rezultat 6-1, në kuadër të xhiros së tretë në Bundesligë.

Bavarezët e nisën keq ndeshjen, pasi në minutën e 6’ e panë vetën në disavantazh, pas golit të Boetiusit.

Mirëpo, djelmoshat  e drejtuar nga Niko Kovac, arritën ta barzojnë rezultatin në minutën e 36’ me Pavardin.

Në fundin e pjesës së parë David Alaba shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë për rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë Bayerni i shënoi edhe katër gola për rezultatin 6-1.

Golat i shënuan, Perisic, Coman, Lewandowski dhe Davies.

Pas kësaj  fitoreje Bayerni pozicionohet në vendin e dytë me shtatë pikë.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.