14 raste me COVID-19 te Genoa

Klubi i Genoas ka dhënë lajme jo të mira sa i përket pandemisë COVID-19.

Genoa ka lajmëruar se pas testimeve të bëra gjatë ditës së sotme kanë rezultat 14 raste të reja me COVID-19.

“Genoa njofton se pas testimeve të sotme numri i rasteve pozitiv me COVID-19 në klub është rritur në 14 mes lojtarëve dhe stafit të klubit”, ka njoftuar Genoa.

SportItalia shkruan se virusi është përhapur me të madhe te skuadra e Genoas, gjatë ndeshjes së dielës të cilën e humbën me rezultat 6-0.

Më herët te Genoa kishin rezultuar pozitiv Lasse Schone dhe Mattia Perin. Por, gazetat italiane besojnë se prej 14 rasteve pozitive gjatë ditës së sotme, 8 prej tyre janë futbollsit duke e quar numrin e të infektuarve në 10.