Ndahen në paqe Barcelona dhe Real Madridi (Foto)

El Clasico ndërmjet Barcelones dhe Real Madrid, ka përfunduar pa fitues me rezultat 0-0.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga.

El Clasico e paraparë të luhej në xhiron e 10-të ishte shtyrë për arsye të protestave që ishin duke u zhvilluar në Kataluni.

Real Madrid ishte më e mirë sa i përket statistikave, madrilenët patëm 16 goditje në total, katër prej tyre në portë.

Kurse Barcelona i pati nëntë goditje në total, dy prej tyre në portë.

Pas këtij barazimi Barcelona mbetet lider i La Ligas, me 36 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi.

Por, katalunasit janë në vend të parë për arsye se kanë golaverazh më të mirë.