Napoli tregohet i fortë për Liverpoolin, italianët i ndalin tri pikë në shtëpi (VIDEO)

Napoli e ka mposhtur kampionin aktual të Ligës së Kampionëve, Liverpoolin, me rezultat 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, ani pse të dy ekipet kishin raste të mira për gol.

Golin e epërsisë Napoli e shënoi me Dries Mertensin nga penalltia në minutën e 82’.

Për rezultatin 2-0, u përkujdes sulmuesi spanjoll Fernando Llorente në minutën e 90+2.

Kjo ndeshje u luajtur në kuadër të fazës së grupeve.

Napoli tani pozicionohet në vendin e dytë me tri pikë, ndërsa Liverpooli në vendin e tretë me zero pikë.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.