Napoli shkarkoi Ancelottin

Skuadra e Serie A, Napoli, e ka shkarkuar trajnerin e vet CarloAncelotti pas një serie të rezultateve të dobëta në ligën vendore, përkundër suksesit që arriti në Ligën e Kampionëve duke kaluar në garat e mëtejme në një grup me Liverpul, Salzburg dhe Genk.

Ai është shkarkuar më pak se tri orë pas fitores që e arriti ndaj skuadrës belge Genk me rezultat të thellë 4:0, raporton BBC.

Por para kësaj fitoreje, Napoli nuk ka fituar asnjë ndeshje nga nëntë ndeshjet e fundit.

Ancelotti ka qenë në sezonin e dytë në krye të Napolit, ekip që aktualisht është në vendin e shtatë në Serie A.

Muajin e kaluar, ai dhe lojtarët e ekipit kishin pasur telashe me Presidentin Aurelio de Laurentiis pasi ky i fundit i kishte urdhëruar që ta ndjekin një kamp njëjavor, por Ancelotti dhe lojtarët ishin kthyer në shtëpi.

Ancelotti që ka fituar Premier Ligën dhe Kupën FA me Chelsea në Anglinë vitet 2009-2010 ka është përfolur se mund të marrë pozitën vakante të trajnerit në Arsenal apo Everton.

Deri më tani, ai ka fituar edhe tre Champions League, dy me Ac Milan dhe një me Real Madrid.