Napoli mposhtet nga Verona

Hellas Verona e ka mposhtur Napolin me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me një gol të shpejtë në sekondën e 9’ me Hirving Lozanon.

Vendasit u kthyen në lojë duke e barazuar rezultatin në minutën e 34’ me Dimarcon.

Barak i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 62’.

Për rezultatin përfundimtar 3-1, shënoi Zaccagni në minutën e 79’.

Pas kësaj fitoreje Hellas Verona ngjitet në vendin e nëntë me 30 pikë.

Kurse, Napoli mbetet në vendin e gjashtë me 34 pikë.