Napoli i Rrahmanit triumfon ndaj Bolognas

Napoli ka shënuar fitore me rezultat 3-1, ndaj Bolognas ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në Serie A.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka qenë startues në këtë ndeshje duke luajtur për 90 minuta.

Lorenzo Insigne shënoi për 1-0, në minutën e 8’.

Victor Osimhen shënoi për 2-0, në minutën e 65’.

Roberto Soriano e ngushtoi epërsinë në minutën e 73’.

Sulmuesi italian, Lorenzo Insigne i dha fund çështjes së fituesit në minutën e 76’.

Pas kësaj fitoreje Napoli mbetet në vendin e gjashtë me 47 pikë.

Kurse, Bologna në vendin e 12-të me 28 pikë.