Napoli i ofron kontratë të re Callejonit

Jose Callejon iu bashkua Napolit në verën e vitit 2013, nga Real Madridi 9.5 milionë euro.

Spanjolli konsiderohet si njëri prej lojtarëve më besnik të klubit, pasi që shtatë vite është pjesë e kësaj skaudre.

33 vjeçarit i skadon kontrata pas përfundimit të këtij sezoni dhe emri i tij është lakuar me disa skuadra të njohura europiane në La Liga.

Corriere dello Sport, shkruan se Napoli i ka ofruar kontratë të re spanjollit që do ta mbante atë në San Paolo deri në vitin 2022.

Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, ka ndryshuar mendim për spanjollin dhe e ka takuar atë personalisht të mërkurën duke i ofruar kontratë dy vjeçare.

Callejon deri më tani i ka shënuar 80 gola dhe ka bërë 77 asistime në 336 ndeshje për Napolin.