Napoli i jep leksion Lazios

Napoli ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Lazios, ndeshje e vlefshme për xhiron e 14-të në Serie A.

Piotr Zielinski e zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 1-0 në minutën e 7-të.

Për 2-0 shënoi Dries Mertens në minutën e 10-të.

Ishte përsëri sulmuesi belg Dries Mertnes që shënoi për 3-0 në minutën e 29-të.

Për rezultatin përfundimtar shënoi Fabian Ruiz në minutën e 85-të.

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri nuk ia besoi asnjë minutë sulmuesit të Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqit në këtë ndeshje.

Kurse, kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani ishte startues për 90 minuta.

Pas kësaj fitoreje Napoli pozicionohet në vendin e parë me 35 pikë, dy më shumë se Milani në vendin e dytë.

Kurse, Lazio mbetet në vendin e tetë më 21 pikë.