Napoli fiton ndaj Romës (VIDEO)

Napoli ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Romës me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Jose Callejonin në minutën e 55’.

Roma e barazoi rezultatin në minutën e 60’ me Mkhitaryanin.

Golin e fitores për vendasit e shënoi Lorenzo Insigne në minutën e 82’.

Pas kësaj fitoreje Napoli mbetet në vendin e gjashtë me 48 pikë, aq pikë sa ka edhe Roma në vendin e pestë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.