Napoli e mposht në shtëpi të vet Salzburgun (VIDEO)

Napoli ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Salzburgut si mysafir me rezultat 3-2, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Dries Mertens i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 17’ me një gol të bukur.

Haaland e barazoi rezultatin në 1-1, në minutën e 40’ nga penalltia.

Ishte përsëri Mertens që shënoi për 2-1 për Napolin në minutën e 64’.

Mirëpo, vendasit përsër e barazuan me Haaland në minutën e 72’.

Golin e fitores për Napolin e shënoi Insigne në minutën e 73’.

Pas kësaj fitoreje Napoli pozicionohet në vendin e parë me shtatë pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.