Napoli dhuron spektakël ndaj Lazios

Napoli ka shënuar fitore me rezultat 5-2, ndaj Lazios, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në Serie A.

Lorenzo Insigne e hapi serinë e golave për të shënuar për 1-0, në minutën e 7’.

Për 2-0, shënoi Matteo Politano në minutën e 12’.

Ishte përsëri Insigne që shënoi për 3-0, në minutën e 53’.

Dries Mertens i tha fund çështjes së fituesit duke shënuar për 4-0, në minutën e 65’.

Ciro Immobile shënoi për Lazion në minutën e 70’.

Për 4-2, shënoi Milinkovic Savic në minutën e 74’.

Victor Osimhen shënoi për rezultatin përfundimtar 5-2 në minutën e 80’.

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani u inkuadrua në lojë në minutën e 71’.

Kurse, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi në minutën e 83’ në vend të Immobiles.

Pas kësaj fitoreje Napoli pozicionohet në vendin e pestë me 63 pikë.

Kurse, Lazio mbetet në vendin e gjashtë me 58 pikë.