Napoli dhe Interi i ndajnë pikët

Napoli dhe Interi kanë barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 31-të në Serie A.

Napoli kaloi në epërsi me autogolin e Samir Handanovicit në minutën e 36’.

Christian Eriksen e barazoi rezultatin në minutën e 55’.

Pas këtij barazimi Interi mbetet në vendin e parë me 75 pikë.

Kurse, Napoli në vendin e pestë me 60 pikë.