
Napoli befasohet nga AZ Alkmaar (VIDEO)
22.10.2020 - 21:16
Napoli ka pësuar humbje me rezultat 0-1, në “Stadio San Paolo”, nga skuadra holandeze AZ Alkmaar, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Europës.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Dani de Wit në minutën e 57’ pas asistimit të Jonas Svenssonit.
Në ndeshjen e ardhshme Napoli luan si mysafir ndaj Real Sociedadit.
Kurse, AZ Alkmaar ndaj Rijekës.