Myrto Uzuni eliminon Lirim Kastratin nga Liga e Kampionëve (VIDEO)

Skuadra hungareze Ferencvaros e ka eliminuar Dinamo Zagrebin nga rrethi i tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur me rezultat 2-1.

Në këtë ndeshje janë paraqitur tre futbollist shqiptar Myrto Uzuni, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë e ka eliminuar dyshen shqiptare të Dinamos, Lirim Kastratin dhe Arijan Ademin.

Të tre futbollistët në këtë ndeshje u paraqitën për 90 minuta.

Ndeshjen e nisën më vendasit duke kaluar në epërsi në minutën e 2’ me Gergo Loverncicsin.

Mysafirët e barazuan rezultatin me autogolin e Myrto Uzunit në minutën e 11’.

Golin e fitores e shënoi Myrto Uzuni në minutën e 65’ pas një kundërsulmi të shpejtë nga vendasit.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.