Muslera i del në mbrojtje Strakoshës pas gabimit: Edhe unë gabova disa ndeshje më parë, janë gjëra që ndodhin

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha nuk është duke kaluar momente të mira te Lazio.

Strakosha e ka humbur vendin e titullarit në sezonin e fundit për shkak të formës së dobët.

Portieri i Shqipërisë, në ndeshjen ndaj Galatasarayt, ka bërë një gabim trashanik duke e futur golin në portë, për t’ia dhuruar tri pikë skuadrës turke në fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Portieri i Galatasarayt, Fernando Muslera i ka dalë në mbrojtje portierit shqiptar, duke thënë se këto gjëra i ndodhin portierëve.

“Të kthejmë kokën pak mbrapa, ishte faji im disa ndeshje më parë. Gjëra të tilla mund të ndodhin gjithmonë. Unë kam diçka për të thënë, portierët janë vetëm në fushë. Do të ketë gabime si ai i Strakoshës sot. Kjo është çudia e punës së portierit. Gabimi ynë nuk falet.Kjo është gjithashtu pjesë e punës sonë, por ne duhet të vazhdojmë pa u demoralizuar, nuk duhet të heqësh dorë”, ka thënë Muslera në një mesazh mbështetje për portierin shqiptar.