Muriqi i bashkohet kombëtares së Kosovës për ndeshjen kundër Shqipërisë

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, do t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e nëntorit.

Muriqi i ka munguar Kosovës në ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi në këmb. Por, sulmuesi shtatlartë e ka lënë mbrapa lëndimin dhe do të jetë i gatshëm për Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e nëntorit.

“Jam i lumtur që, pas një kohe të gjatë, nesër do të jem në fushën e blertë. Gjithmonë, përballjet më të veçanta janë ato me Shqipërinë. Edhe pse zyrtarisht quhet “ndeshje miqësore”, ne e konsiderojmë̈ ndeshje vëllazërore”, ka shkruar Muriqi.

Kujtojmë, se Kosova do t’i luajë edhe dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve, më 15 nëntor do të luajë si mysafir ndaj Sllovenisë, kurse me 18 e pret Moldavinë në Prishtinë.