Muriqi do t’i mungojë Lazios dy javë shkaku i lëndimit

Sulmuesit të Kombëtares së Kosovës nuk po i ecën mirë te Lazio.

Muriqi të martën në fitoren e Lazios me rezultat 3-1, ndaj Zenitit, pësoi një lëndim i cili pritet ta mbajë largë fushave për më shumë se dy javë.

“La Lazio Siamo Noi”, ka raportuar se Muriqi do t’i mungoj Lazios në ndeshjet kundër Udineses, Dortmundit dhe Spezias.

Deri më tani 26 vjeçari nga Prizreni i ka luajtur katër ndeshje në Serie A dhe katër në Ligën e Kampionëve, duke mos arritur të shënoj apo asistoj.