Muriçi pritet t’i bashkohet ish-kampionit të Premier Ligës

Portieri i Manchester Cityt dhe Kosovës, Arijanet Muriç pritet t’i bashkohet një klubi të ri.

Këtë sezon 21 vjeçari ishte i huazuar te Nottingham Forest nga Manchester City, por bëri vetëm 4 paraqitje.

Për Muriçin ka shprehur interesim ish-kampion i Premier Ligës, Blackburn Rovers.

Blackburni, i cili bën pjesë në ligën e dytë të futbollit anglez, dëshiron transferimin e Muriçit në formë huazimi./21Media