Munishi pas largimit nga Ballkani: Jam shumë krenar për punën time

Ballkani ka njoftuar se e ka shkarkuar Ismet Munishin nga posti i trajnerit.

Skuadra suharekase e ka falënderuar Munishin për punën e bërë sa ka qenë trajner i kësaj skuadre.

Munishi ka reaguar pasi i ka ndarë rrugët me Ballkanin.

Ai ka shkruar se është shumë krenar për punën që e ka bërë dhe të arriturat e tij me klubin e Ballkanit.

Kujtojmë se në sezonin e kaluar Ballkani i Ismet Munishit shkoi deri në finale të Kupës së Kosovës dhe u mposht nga Prishtina.

Kurse, në kampionat përfundoi në vendin e dytë.

Këto të arritura për Munishin në sezonin e kaluar u vlerësuan arritje të mira nga njohësit e futbollit.

 

Zyrtare: Ballkani e shkarkon Ismet Munishin