Munishi pas barazimit ndaj Ferizajt: Ekipet tjera që duan titullin po luajnë miqësore, ne po bëjmë luftë të vërtetë

Ballkani ka dështuar të fitojë ndaj Ferizajt, duke barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi duke thënë se kishte mungesa shumë në këtë lojë.

“Ne nuk ankohemi por nuk duhet të lejohet loja e ashpër. Referimi ishte i kënaqshëm, loja ashpër nuk duhet të lejohet pasi po ka lëndime, e kemi Hoxhën e lënduar me 6 muaj mungesë, prioritet duhet të jenë futbollistët. Kishim mungesa, e kishim Kuqin e dërrmuar, Baftiun u deshtë ta pushonim, Hoxhën e lënduar. E kishim rezultatin por nga një pakujdesi pësuam golin”, ka deklaruar Ismet Munishi.

Munishi ka thënë se ekipet tjera që po luftojnë për titullin e kampionit po luajnë miqësore, kurse skuadra e tij po bën luftë të vërtetë.

“Nuk dua të flas për gjana tjera, por disa klube po luajnë miqësore, ne po bëjmë luftë të vertetë. Le të jetë kjo në ndërgjegje të tyre. Ne po i shohim ekipet tjera qysh po luajnë ndaj nesh, e qysh luajnë ndaj klubeve tjera, ne s’jemi budalla”, ka thënë Ismet Munishi për Super Sport Kosova.

Pas këtij barazimi Ballkani zbret në vendin e katërt me 50 pikë, pesë pikë më pak se Drita që pozicionohet në vendin e parë.

Feronikeli dhe Drenica i ndajnë pikët