Munishi pas barazimit ndaj Dritës: Iu tregova se kush është baba

Gjilani ka barazuar me rezultat 1-1, ndaj Dritës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligë.

Pas ndeshjes ka deklaruar trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi duke deklaruar se është i kënaqur me barazimin e sotëm.

“Një ndeshje shumë e luftuar dhe për këtë duhet përgëzuar futbollistët që u angazhuan tej mase. Skuadra u angazhua shumë dhe mund të them që jam i kënaqur, pasi që ky barazim mund të jetë një fitore e vogël për ne, pasi që kemi premtuar që do të luajmë futboll deri në fund dhe do t’a mbrojmë nderin e qytetit, mbi të gjitha ju tregova këtyre se kush është ‘Baba’”, përfundoi Munishi.

Pas këtij barazimi Gjilani mbetet në vendin e katërt me 48 pikë.