Muharrem Jashari thotë se Drita do ta mposht Feyenoordin në Holandë

Mesfushori i Dritës, Muhaerrem Jashari, beson se skuadra e tij do të shkojë për fitore në ndeshjen e kthimit ndaj Feyenoordit në Holandë.

Bile, Jashari ka parashikuar një fitore me rezultat 0-1, për Dritën, rezultat që e kualifikon skuadrën gjilanase.

“E kemi ditur se kush është Feyenoordi. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne e kemi analizuar mirë kundërshtarin. Përgëzoj bashkëlojtarët për angazhimin. Asgjë nuk ka përfunduar pasi e kemi edhe në ndeshjen e kthimit, ku do të shkojmë për të marrë një rezultat pozitiv. Do të jetë 0:1 për ne në duelin e kthimit”, tha Jashari.

Drita dhe Feyenoordi barazuan me rezultat 0-0, në ndeshjen e parëtë rundit të dytë në Ligën e Konferencës.