Mourinho tregon se përse jetoi në hotel për një vit e gjysmë sa ishte trajner i Manchester Unitedit

Jose Mourinho ishte trajner i Manchester Unitedit, për një vit e gjysmë prej 1 korrikut të vitit 2016, deri me 17 dhjetor të vitit 2018.

Trajnerit portugez iu deshtë që të jetonte në qytetin e Manchesterit për një vit e gjysmë.

Por, portugezi për gjatë kohës sa ishte trajner i Unitedit, kishte jetuar në një hotel në këtë qytet, gjë e cila i kishte befasuar të gjithë, pasi zakonisht trajnerët marrin shtëpi të mëdha në lagje të pasura, kur e marrin drejtimin e një skuadre të madhe siç është Manchester United.

Por, Mou, ka treguar se nuk dëshironte që të pastronte e të hekuroste,  apo të gatuante, ka shkruar Goal.com.

“Unë do të duhej të pastroja, nuk dua. Do të më duhej të hekurosja, nuk di si ta bëj. Do të duhej të gatuaja, do të përgatis vetëm vezë të skuqura dhe salsiçe”, ka treguar Mourinho.

Ai po ashtu ka treguar se ka jetuar në një apartament të madh, nuk ishte thjesht vetëm një dhomë.

“Unë jetoja në një apartament të mahnitshëm, nuk ishte vetëm dhomë. Ishte i imi gjatë gjithë kohës. Unë i solla të gjitha gjërat atje. Kam pasur televizorin tim, librat dhe kompjuterin personal. Ishte një banesë me ‘më sill një kafe më vonë të lutën ose ‘ nuk dua të zbres për darkë, sill darken time”, ka treguar Mourinho.

Sot Manchester United dhe Tottenham, do të përballen prej orës 20:30, në stadiumin “Old Trafford”, e Mourinho rikthehet në qytetin e Manchesterit, por kësaj radhe si rival, pasi është trajner i londinezëve.