Mourinho: Nuk kemi nevojë për Ibrahimovicin, e kemi Harry Kane

Jose Mourinho e ka nisur mirë aventurën e tij si trajner te skuadra e Tottenhamit, pasi në debutim shënoi fitore ndaj Ëest Hamit në Premierligë, me rezultat 3-2.

Trajneri portugez pritet që gjatë afatit kalimtar të janarit të bëj disa ndryshime te skuadra e Tottenhamit.

Mediat europiane kishin shkruar se sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic mund të transferohet te Tottenhami, por një gjë të tillë e ka përjashtuar Mourinho.

Mourinho ka thënë se nuk kanë nevojë për Ibrahimovicin, pasi e kanë në skuadër Harry Kane.

“Nuk ka kuptim ta ofronim për një sulmues të dimensioneve si Zlatan – që është në të 30-tat dhe mund të luajë në çdo klub në botë, por për ne nuk do të kishte kuptim pasi ne e kemi Harry Kane”, ka thënë Jose Mourinho.