Mourinho i nervozuar pas barazimit ndaj Norwichit

Tottenham ka barazuar me rezultat 2-2, ndaj Norwchit, duke bërë një paraqitje jo të mirë në fazën e mbrojtjes.

E për këtë pas ndeshjes trajner i kësaj skuadre, Jose Mourinho është shprehur i nervozuar, duke thënë se janë duke bërë gabime në fazën defensive vazhdimisht.

“Kemi bërë të njëjtat gabime në mbrojtje në pjesën e parë dhe në të dytën. Kjo është historia jonë në ndeshjet e fundit. Mendoj se nëse Amazon-i do të dojë të bëjë disa episode për skuadrën tonë jam i bindur se një episod do të fliste për gabimet tona në mbrojtje dhe golat që pësojmë”, ka thënë fillimisht pas ndeshjes Jose Mourinho.

Trajneri portugez ka thënë se ndeshjen e nisën mirë, por kjo ndeshje u vendos pas gabimeve në fazën e mbrojtjes.

“E nisën ndeshjen shumë mirë. Mendoj se kemi pasur tre ose katër raste të pastra. Më pas kemi pësuar dy gola të tmerrshëm, të parin dhe atë që u anulua për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë kemi qenë shumë të mirë me topin, kemi krijuar dhe kemi dominuar, por më pas kemi pësuar një tjetër gol të keq. Kur shënon dy gola në transfertë, duhet të fitosh. Ndeshja u vendos nga gabimet tona në mbrojte”, ka thënë Mourinho pas përfundimit të ndeshjes.

Pas këtij barazimi Tottenam pozicionohet në vendin e pestë me 30 pikë.

 

Tottenham dështon të fitojë ndaj Norwichit (VIDEO)