Mourinho: Do t’i jap pasion Tottenhamit

Tottenhami dje e ka emërtuar Jose Mourinhon, trajner të ri.

Mourinho ka ardhë në Tottenham si zëvendësues i Mauricio Pochetinos.

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka thënë se do t’i sjellë passion Tottenhamit.

“Nuk mund të bëhesha më i lumtur dhe do të bëjë më të mirën. Premtoj se do të sjell pasion. Pasion për punën time dhe pasion për klubin, kjo është gjëja që kam bërë gjithmonë në karrierë dhe do t’iu sjell lumturi të gjithëve që e duan klubin. Edhe si kundërshtarë, kishte shumë respekt mes meje dhe klubit. Kam luajtur kundër juve në finale të kupës, gjysmëfinale, ndeshje të rëndësishme dhe të kisha respekt ishte gjëja kryesore në mendjen time sepse me kujtonte që një ditë do të isha një ndër ju”, ka deklaruar Mourinho.

Tottenham është në vendin e 14-të në tabelë me 14 pikë,  kurse të shtunën do të luaj me West Hamin prej orës 13:30.