Mourinho debuton me fitore si trajner i Tottenhamit (VIDEO)

Jose Mourinho e ka nisur drejtimin e Tottenhamit me fitore, pasi e ka mposhtur West Hamin me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 13-të në Premierligë.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 36’ me Son Heung – Min.

Epërsinë e Tottenhamit e dyfishoi Lucas Moura në minutën e 43’.

Për trefishimin e epërsisë shënoi Harry Kane në minutën e 49’.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe i shënuan edhe dy gola me Antonion në minutën e 73’ dhe Ogbonnan në minutën e 90+6’.

Pas kësaj fitoreje Tottenham ngritet në vendin e gjashtë me 17 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.