Monchengladbach fiton me lehtësi ndaj Union Berlinit

Borussia Monchengladbach ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Union Berlinit, me rezultat 4-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Bundesligë.

Florian Neuhaus e nisi serinë e golave duke shënuar për 1-0, në minutën e 17’.

Për rezultatin 2-0, ka shënuar Marcus Thuram në minutën e 41’.

Mysafirët e ngushtuan epërsinë në minutën e 50’ me Anderssonin.

Në minutën e 59’, shënoi Marcus Thuram për rezultatin 3-1.

Për rezultatin përfundimtar 4-1, shënoi Alassane Plea në minutën e 81’.

Pas kësaj fitoreje Borussia Monchengladbach pozicionohet në vendin e tretë me 56 pikë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!