
Monaco dëshiron transferimin e Marcelos
19.1.2021 - 10:29
Mbrojtësi i krahut të majtë, Marcelo pritet të largohet nga Real Madridi në merkaton e verës.
Gazeta spanjolle “AS”, shkruan skuadra franceze Monaco ka shprehur interesim për brazilianin.
Monaco pritet t’i ofrojë 32 vjeçarit kontratë tri vjeçare me pagë prej 6 milionë eurove në sezon.
Marcelo ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2022, por është i palumtur te spanjollët pasi e ka humbur vendin e startuesit nën drejtimin e Zinedin Zidane.